Stavileci: PDK e ka veç nji vijë të kuqe, qe ndaj kujna – VV e LDK s’munden me luftue korrupcionin

Blerand Stavileci ka thanë se partitë si VV dhe LDK nuk munden me luftue korrupcionin në Kosovë, ndërsa PDK asht ajo që mundet me luftue.

Tue qenë se në njanën parti ka njerëz të cilët janë të akuzuem për korrupcion, ai tha se VV dhe LDK, edhe nëse bajnë koalicion nuk kanë me mujt me luftue korrupcionin.

“Nuk jemi të sigurt që një koalicion i tillë çfarë mund të prodhojë, këto dy subjekte politike nuk mund të luftoj korrupsione, ku njëra parti ka njerëz që janë të akuzuar për korrupsion”, tha ai.

Tutje Stavileci ka thanë se PDK ka vendosë vija të kuqe vetëm ndaj korrupcionit.

“PDK që dy vite gjendemi në ciklin brenda zgjedhore, që një kohë të gjatë kemmi nisur mobilizimin vazdojmë edhe sot me një takim të tillë, ku do të diskutohet për përgaditjet dhe mobilizimin e zgjedhjeve. Përderisa partitë tjera shpenzojnë se më kë do të bëjn koalicone ne kemi vetëm një vijë të kuqe ndaj korrupsionit. Veseli është i vetmi kryetar që ka marrur veprime konkrete ku lufta daj korrupsionit ka të bëjë me veprime konkrete”, ka thanë Stavileci në Info Magazine

Shperndaje në: