Haliti: PDK ka me ardhë me nji befasi të kandshme

Nënkryetari i PDK’s, Xhavit Haliti, tha se partia e tij ka me shkue e vetme në zgjedhje, ndërsa u shpreh se ditëve në vijim ka me pasë befasi të kandshme nga ana e PDK’s.

Derisa gjithë matematikat e partive të tjera e dërgojnë PDK’n në opozitë, nënkryetari i kësaj partie Xhavit Haliti ka paralajmërue nji skenar të ri në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Nënkryetari i kësaj partie Xhavit Haliti, i pyetun nëse PDK’ja ka me shkue e vetme ose në koalicion me ndonji parti në zgjedhje, ka deklarue se në cilindo variant PDK’ja ka me i fitue zgjedhjet.

Haliti tue mos dashtë me dhanë ma shumë detaje, tha shkurt se ditëve në vijim ka me pasë befasi të kandshme nga ana e PDK’s.

“Në secilin variant qoftë në koalicion, qoftë e vetme PDK’ja do të dalë fituese e zgjedhjeve. Kjo është me rëndësi. Të tjerat janë çështje kohe, çështje e marrëveshjeve të mundshme, por edhe nëse shkojmë vetë ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Nuk kemi biseduar akoma me partitë politike, por besoj se do të ketë befasi të këndshme”, ka thanë ai për “Zërin”.

Shperndaje në: