Veseli: Në qeverinë time ka me pasë edhe ma shumë ministra të ri dhe të pakorruptuem

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqnuem nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë takue sot dheta të ri që përfaqësojnë organizatat ma të mëdhaja rinore të Kosovës, me diskutue për mbështetjen e tyne nëpërmjet fondit të rinisë i cili asht krijue me iniciativë të Veselit tash e nji vit.

“Më pyete Resul se a do të ketë më shumë ministra të rinj në Qeverinë time. Ka me pas më shumë ministra si Kujtimi, por nuk do të ketë asnjë ministër që është i korruptuar dhe që është me aktakuzë, po ua jap fjalën për arsye se nuk duhet të kenë përspektivë njerëzit e tillë. Kemi arritur deri diku, duhet ta ruajmë këtë me fanatizëm. Të mendojmë bashkërisht të ecim përpara, me ndershmëri, me vizion, me vendosshmëri. Po kërkoj nga ju besoni në shtetin tonë shumë, mos lejoni të krijohet mjegullim në shtetin tonë. Shteti i Kosovës është shtet shqiptar dhe i gjithë qytetarëve që jetojnë këtu, por 92-93 përqind janë shqiptarë. Ta forcojmë këtë shtet, ta forcojmë identitetin, t’i forcojmë simbolet, ta luftojmë korrupsionin, ta luftojmë nepotizmin si po na zë frymën sepse për atë arsye po na ikin të rinjtë. T’i japim perspektivë të rinjve. Pra unë do ta bëjë këtë, do të ballafaqohem me çdo sfidë kus hdo qoftë”, tha Veseli.

Shperndaje në: