LDK ja ban me dije VV’s: Posti i kryeministrit na takon neve

LDK qëndron mbas asaj se kandidati i Kryemnistrit i takon asaj dhe jo VV’s edhe nëse bajnë koalicon. Megjithatë, të Hanën ka me u kuptue krejt kjo.

Zadhanësi i LDK’s, Besian Mustafa, ka thanë se në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’s, do të diskutohet edhe për çashtjen e koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, tue shtue se sot e kanë rikonfirmue edhe njiherë qëndrimin që nuk ka me pasë koalicion me PDK’n.

“Në takimin e sotëm të kryesisë së re u pajtuam në disa çështje. E para rikonfirmuam kryesinë e re, që do t’i propozohet Këshillit të Përgjithshëm. U rikonfirmuar qëndrimi që s’do të kemi koalicion me PDK’në. Në takimin e radhës të Këshillit të LDK’së do të diskutohet edhe për koalicionin me LVV”në”, ka thanë Mustafa.

“Në takimin e radhës të Këshillit të Përgjithshëm do të konfirmohet qëndrimi i partisë, që posti i kryeministrit i takon LDK’së si dhe në takimin e radhës të kryesisë që do të mbahet të hënën në mëngjes, do të diskutohet edhe për mandatarin tonë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Janë hapur diskutimet, por do të përmbyllet ky diskutim të hënën”, ka thanë Mustafa.

Shperndaje në: