Kryesia e re e LDK’s vendosi sot: Këto janë tri kriteret që duhet m’i plotësue profili për Kryeministër

Kryesia e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, edhe pse nuk e nxori emnin e kandidatit për kryeministër, megjithatë vendosi krieteret mbi bazën e të cilave ka me u përcaktue kandidati për kryeministër nga kjo parti.

Gazeta Blic nga burime mbrenda takimit të sotëm të Kryesisë ka marrë veshë se, shumica e anëtarëve janë pajtue për parimet që duhet m’i pasë kandidati për kryeministër.

Si kriter më i rëndësishëm, është emri i cili potencialisht mund t’i fitoj zgjedhjet.

“Kriteri i parë është kandidati që ka potencialin më të madh t’i fitoj zgjedhjet, rrjedhisht kandidati i cili arrin ta mobilizoj votuesin e LDK-së”, tha ky burim.Si kriter i dytë, duhet të jetë dikush i cili është i njohur me qëndrimin konsistent anti- PDK.

Dhe kriteri i tretë që duhet ta ketë profili i kandidatit për kryeminsitër, raportet që ka me ndërkombëtarët.

“Si kriter i tretë i përcaktuar nga kryesia, ka të bëjë me raportet e mira që kandidati ka me shtetet kryesore të BE-së dhe me ShBA-të”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Shperndaje në: