Kaos i madh në rrugën Prishtinë-Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduem

Mbrenda pak minutash kanë ndodhë dhetë aksidente në autostradën Prishtinë-Pejë, ka edhe persona të lënduem. Kjo ka ndodhë për shkak reshjeve të shiut ku u përfshi nji pjesë e Drenasit.

Rastin e ka konfirmue zadhanësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka tregue se ka njerëz të lënduem dhe damtime të shumta materiale.

“Në Autostradën Prishtine- Pejë, konkretisht prej Sllatine, Kroi i mbretit deri ne Komoran, njësitet tona policore per menaxhimin e autostradës janë duke u marr me disa raste te aksidenteve, ku vlerësohet se ka dëme materiale dhe lëndime në njerëz”.

“Policia bashkë me ekipet e emergjencave është duke menaxhuar me ketë situate ku pas reshjeve atmosferike në këtë pjese te autostradës nga te dy anët deri ne këto momente kane ndodhur me shume se 10 aksidente. Për detaje tjera ju njoftojme me kohë”, ka thanë Hoxha.

Shperndaje në: