“115 mijë litra ujë”, avioni gjigant i Bolivisë që lufton flakët në Amazona (video)

Bolivia përdorë avionin gjigant zjarrfikës me shue zjarrin në Amazona.

Derisa flakët përparojnë me shpejtësi në pyllin tropikal që konsiderohet edhe si “mushknia” e Tokës, autoritetet në Bolivi kanë vnue në punë nji avion Boeing SuperTanker 747, i cili mundet me mbajtë deri në 115 mijë litra ujë, me i shue flakët në pjesën e pyllit që asht mbrenda territorit bolivian.

Çdo fluturim që avioni kryen ka me kushtue rreth 16 mijë dollarë.

650,000 hektarë pyll tropikal, në kufinin mes Bolivisë, Brazilit dhe Paraguait janë djegë tashma.

Shperndaje në: