Mbledhet G7-shi në Biarritz

Grindjet nisen mes shteteve te G7 te Shtunen hala pa u mbledhe lideret e tyne per samitin e pervitshem, tue paraqite dallime te mprehta mbi tensionet tregtare globale, Brexit dhe si me iu pergjigje zjarreve ne pyllin e Amazones. 

Presidenti i Frances, Emmanuel Macron, nikoqir i samitit, ka planifikue takimin treditesh ne rezortin bregdetar te Atlantikut ne Biarritz, si mundesi qe te mbledhet nji grup i shteteve te pasuna qe jane perpjeke ne kohet e fundit me fole me nji za. 

Boris Johnson (Britania), Angela Merkel (Gjermania), Emmanuel Macron (Franca), Giuseppe Conte (Italia), Donald Tusk (Keshilli i Europes)

Macron caktoi agjenden per grupin e perbame nga Franca, Britania, Kanada, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkueme, ne te cilen perfshihen tema si mbrojtja e demokracise, barazise gjinore, edukimit dhe ambientit. Ai ftoi edhe lidere aziatike, afrikane dhe latinoamerikane me iu bashkue per shtymje globale ne keto cashtje. 

Edhe per samitin e sivjetem, presidenti i Keshillit te Europes, Donald Tusk tha se ka me qene veshtire me u marre vesh shtetet mes veti. “Ky asht nji tjeter takim i G7, i cili ka me qene test i veshtire i unitetit dhe solidaritet te botes se lire dhe lidereve te saj. Ndoshta ky asht momenti i fundit me e permiresu komunitetin tone”, tha Tusk para reportereve ne Biarritz, France. 

Shperndaje në: