MPJ e ban pergjegjes Dacic per sulmin ndaj autobusit me kosovare ne Serbi

Të Shtunën ne mbramje asht sulmue autobusi me udhëtarë kosovarë në Krusevac të Serbisë. Ministria e Punëve të Jashtme thotë se ky sulm tregon pengesat me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit nëpër Serbi.

Këshilltari i Zv/kryeminisrtit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thanë se sulmet e tilla janë shqetësuese.

Ai ka thanë se ky sulm dëshmon se nuk ka liri të lëvizjes.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj autobusit që udhëtonte nga Kosova përmes Serbisë. Ky sulm tregon përsëri pengesat me të cilat përballen qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit nëpër Serbi. Nuk ka liri të lëvizjes. Ne jemi thellësisht të shqetësuar që sulmet e vazhdueshme si ajo në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë dhe tani ndaj autobusit nuk po ndalen nga Beogradi dhe mbështeten nga mekanizmat e sigurisë serbe”, ka thanë Zyberaj.

Zyberaj ka shtue se MPJ asht në kontakt me BE dhe kërkon përgjegjësi të plotë nga Beogradi për këto sulme.

Po ashtu, ai ka shtue se MPJ u ban thirrje qytetarëve me ju shmang udhëtimeve përmes Serbisë, derisa nuk ka siguri për ta.

“Përderisa Ministri Daçiq, si ish zëdhënës i Millosheviqi,t i bën të gjitha përpjekjet e tij për lajme të rreme dhe propagandë kundër Kosovës, ai duhet të përqendrohet në ndalimin e incidenteve që janë iniciuar nga vetë Beogradi. Ne jemi në kontakt me BE dhe kërkojmë përgjegjësi të plotë dhe garancione nga Beogradi për sigurinë nëse qytetarët tanë udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithashtu përsërisim thirrjen e MPJ së Kosovës që të shmanget udhëtimi nëpër Serbi përderisa nuk ka siguri për Kosovarët dhe incidentet vazhdojnë. Kjo është vazhdimësi e incidenteve dhe jo rast i izoluar”, ka thanë Zyberaj.

Autobusi po udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt, kur u godit derisa po kalonte nëpër Serbi. Simbas dëshmitarëve të rastit, autobusi ishte kryesisht i mbushun me shqiptarë që po udhëtonin në perëndim.

Shperndaje në: