Mbasi Ramushi e nenshkroi demarkacionin me Malin e Zi, ky asht tash kushti kryesor për liberalizimin e vizave

Në vitin 2016, Komisioni Europian i kishte vendose Kosovës dy kushte për liberalizimin e vizave: ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi; dhe, kushti i dytë, përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuem.

Edhepse Kosova ratifikoi marrëveshjen për kufinin me Malin e Zi, çashtja e liberalizimit të vizave ka mbete ende pezull.

Demush Shaha, Drejtor Egzekutiv i Institutit të Politikave Europiane, thotë se arsyeja kryesore pse Shtetet Anëtare nuk i kanë dhanë Kosovës dritën e gjelbër për vizat, asht joefikasiteti i Kosoves ne luften kunder korrupsionit.

“Kosova përmbushi kushtin e parë, d.m.th, miratoi marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, por asnjë rast i korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar nuk janë përfunduar me sukses”, ka thanë Shaha për edicionin në gjuhën serbe te Radios Europa e Lire.

Shaha gjithashtu ka rikujtue edhe qëndrimin e ministrit të Mbrendshëm të Francës, i cili kishte deklarue se Franca nuk e mbështet liberalizimin e vizave, sepse Kosova nuk ka përmbush kushtet, saktësisht luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuem.

Sa i përket kohës se kur mundet me ndodh liberalizimi, Shaha e sheh vitin 2020 si vit të heqjes së regjimit të vizave.

“Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë një qasje më progresive në normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të lejonte një vendim pozitiv nga BE-ja për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Shperndaje në: