Qe çka pret Kina prej dialogut Kosove-Serbi

Ambasadorja e Kinës në Beograd, Chen Bo, thotë se qëndrimi i shtetit të saj për Kosovën ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm që nga fillimi.

Bo ka thanë se Kina e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, raporton agjencia e lajmeve ‘Beta’.

“Na besojmë se ajo mund të arrihet mbrenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe rezolutave tjera të rëndësishme”, ka thënë Bo.

Simbas diplomates kineze, mënyra ma e mirë për me zgjidhe problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë asht arritja e marrëveshjes së pranueshme për të dy palët përmes dialogut.

“Na i vlerësojmë përpjekjet e Serbisë me gjete nji zgjidhje përmes dialogut”, ka thanë Chen Bo.

Ajo ka përmendur edhe faktin se Serbia asht i vetmi shtet në Europën Qendrore dhe Lindore me të cilin Kina ka raporte dhe partneritet strategjik.

Në fund ajo ka thënë se partneriteti me Serbinë ka me vazhdue edhe me investime të shumta.

Shperndaje në: