Veseli: Me fondet e kursyeme nga lufta kundër korrupsionit, u ndihmuen gra dhe vajza që prodhojnë veshje tradicionale

Lideri i PDK, Kadri Veseli, ka promovue trashëgiminë kulturore dhe ka thanë se edhe puna artizanale sjell të ardhuna.

Veseli ka vizitue organizatën “Dita”, përfituese e granteve të Ministrisë së Kulturës, ku rreth 50 gra dhe vajza prodhojnë veshje tradicionale.

Ai ka thanë se nga lufta kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve janë kursye fonde që kanë mundësue mbështetjen e kësaj organizatë, e cila sot jep kontribut të dyfishtë për të mirën e shoqnisë.

Ky asht statusi i plotë i tij:

Ruajtja, kultivimi dhe promovimi i trashëgimisë sonë të pasur kulturore është prioritet për ne. Në organizatën “Dita”, përfituese e granteve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, puna artizanale asnjëherë nuk ndalet. Rreth 50 vajza e gra janë të trajnuara dhe angazhuara për të prodhuar veshje tradicionale, duke siguruar kështu të ardhura nga një segment i veçantë që plotëson nevojat e shoqërisë sonë.

Nga lufta kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve janë kursyer fonde që kanë mundësuar mbështetjen e kësaj organizatë, e cila tani jep kontribut të dyfishtë për të mirën e shoqërisë.

Kjo trashëgimi e çmuar e popullit tonë, jo vetëm që duhet të ruhet dhe përcillet brez pas brezi, por rasti i këtyre vajzave dhe grave dëshmon se mund të shërbejë edhe si vlerë shumë e rëndësishme zhvillimore.

Duke e luftuar korrupsionin, ne do të kursejmë edhe më shumë fonde dhe do të sigurojmë edhe më shumë mbështetje për veprimtari të ngjashme si të organizatës “Dita”, duke ofruar më shumë mundësi e hapësirë për të rinjtë në përgjithësi dhe për vajzat në veçanti”.

Shperndaje në: