Veseli: Agjentët doganorë dëshmuen për suksesin reformave të doganës së Kosovës

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, ka vlerësue nalt rolin e agjentëve doganorë në reformat që janë ba dhe në luftën kundur dukunive negative, që ka ndikue në rritjen e ndjeshme të hyrave.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Edhe me përfaqësuesit e Shoqatës së Agjentëve Doganorë, të cilët i takova me ministrin Hamza, biseduam për ndryshimet e mira që janë bërë në sistemin doganor.

Ata më treguan se sa iu është lehtësuar dhe përshpejtuar puna e tyre e përditshme me doganat si pasojë e reformave të viteve të fundit. Heqja e burokracive dhe masat kundër korrupsionit e kanë bërë Doganën e Kosovës shembull për tërë rajonin.

Lufta kundër korrupsionit ka siguruar më shumë fonde publike, të cilat tani mund t’i investojmë për të krijuar mundësi të reja dhe për t’i mbajtur të rinjtë këtu, duke krijuar një të ardhme më të mirë për Kosovën

S

Shperndaje në: