Brnabic: Koha me u pajtue me shqiptaret!

Kryeministrja e Serbise, Ana Brnabic, i zbuti tonet ndaj shqiptarëve dhe bani thirrje për pajtim. Ajo gjithashtu u shpreh kundër ndamjes së kufijve në Ballkan në linja etnike.

Serbia e mbështet pajtimin me shqiptarët, por nga ana tjetër, ajo nuk ka bashkëbisedues, tha Brnabic.

Deklaratat e Brnabiç u banë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

“Ne nuk po mundohemi me krijue kufij etnikisht të pastër, e kundërta. Aleksandar Vucic, kur ishte në krye të qeverisë, e ngriti çashtjen e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Ky asht nji moment historik dhe nji shans i hapun”, tha ajo.

Brnabic paralajmëroi se mosarritja e nji marrëveshje, ka me i prue te dy vendet ne situate te rande.

Shperndaje në: