Veseli: Përmes luftës kundër korrupcionit në MF, sot kemi nji ekonomi ma të drejtë e mundësi të barabarta

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, dhe ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, kanë vizitue ATK’n.

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, i shoqnuem nga ministri në detyrë i Financave Bedri Hamza, kanë vizitue sot Administratën Tatimore të Kosovës, ku theksoi se nëpërmjet luftës kundër korrupcionit në Ministrinë e Financave sot kemi nji ekonomi ma të drejtë e me mundësi të barabarta.

“Kemi arritur që nëpërmjet luftës kundër korrupsionit me ministrin Bedri Hamza, të shpëtohen miliona euro, të cilat do të investojnë për mbështetjen e ndërmarrësve, të rinjve inovatorë dhe projekte kapitale”, tha Veseli.

Ai tha se ATK duhet me i vazhdue reformat e nisuna dhe punën e jashtëzakonshme që po banë, ndërsa theksoi se do të rriten kapacitetet që do të mundësojnë lehtësina sa ma të mëdhaja për të gjithë tatimpaguesit.

Kandidati i PDK’s për kryeministër të Kosovës po ashtu tha se ka me qenë mbështetësi ma i madh për bizniset të cilat siç tha ai janë aset kombëtar i zhvillimit të ekonomisë së vendit.

“Askush nuk guxon t’i cenoj bizneset e Kosovës. Askush nuk guxon t’i shantazhoj. Ata janë aset kombëtar i zhvillimit ekonomik dhe unë do ti përkrahi vazhdimisht edhe më fuqishëm sepse ata e zhvillojnë Kosovën”, tha Veseli.

Shperndaje në: