Pasunia e Vjosa Osmanit – dy shtëpi, dy banesa e gati 50 mijë euro në bankë (dokument)

Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht asht kandidate e LDK’s për kryeministre.

Mes shumë pakënaqësive dhe zhurme të krijueme mbrenda LDK’s, ish-deputetja u zgjodh si kandidate për shefen e Qeverisë, mbasi dështoi me u kandidiue si kryetare e partisë, shkruen lajmi.net.

Osmani gjatë kohës që ishte deputete kishte deklarue pasuninë në Agjencinë Kundër Korrupcionit.

Në pronësi të saj, ajo ka deklarue nji banesë në vlerë prej 40 mijë eurosh, e cila simbas saj asht ende e papërfundueme.

Nji banesë ajo e ka pasuni në pronësi të bashkëshortit në vlerë prej 67 mijë eurosh.

Osmani ka edhe dy shtëpi, njana në vlerë prej 190 mijë eurosh dhe tjetra në vlerë prej 125 mijë eurosh, në pronësi të bashkëshortit të saj.

Kandidatja e LDK’s për kryeministre në llogarinë e saj ka hiç ma pak se 42 mijë euro.

Ndërkaq, në një llogari tjetër në nji bankë tjetër ajo ka 6 mijë euro.

Osmani, përveç që deri para pak kohësh kishte marrë pagë nga Kuvendi i Kosovës, asaj në llogarinë e saj i kishte dalë për çdo muej edhe paga nga Universiteti i Prishtinës.

Deklarimin e plotë të pasunisë mundeni me lexue tue klikue këtu.

Shperndaje në: