
“Kosova sot shihet si vend që e bllokon dialogun, si vend që nuk dëgjon dhe që nuk kryen punë me miqtë e saj. Përpara ka pasur mbështetje, por pas vitit të fundit vërehet mungesa e mbështetjes. Shpresoj se ajo do të kthehet”, ka thanë Pacolli.
Për taksën, Pacolli tha se fillimisht ka qenë hap i qëlluem.
“Liderët që thonë se nuk do ta heqin taksën, po gënjejnë. Nuk është mirë të mashtrohet elektorati”, tha ai. “Isha ministër i Jashtëm, por e kisha shumë vështirë, sepse nuk kisha mundësi të japë asnjë përgjigje për çështjet që ishin në tryezë. Thjesht, nuk kisha informacion. Politika nuk ishte e koordinuar”, tha mes tjerash Pacolli./ Lajmi