“Novosti”: E kam pa Haradinajn tuj vra ne lufte!

Media beogradase i ka dhanë hapsine, si thuhet, dikur kojshi i Ramush Haradinajt, me fole per ‘krimet’ qe i ka ba Haradinaj në 1998-99.

Gazeta “Vecernje novosti”, shkruen se personi i quejtun Ram Jolaj, asht dëshmitari i mbijetuem nga krimet qe i ka ba Haradinajt. Jolaj paska qene kojshia i parë i tij, në Gllogjan të Deçanit (gazeta thote fshat afër Gjakovës).

Jolaj thote se jane ata qe ja kane shite familjes Haradinaj token me e ba shpine, dhe se djali i tij u rrite me Haradinajn. Mirepo kur ne vitin 1998, komandanti i stacionit të policisë serbe në Irzniç, Miodrag Otoviç ka ardhe me arrestue Ramushin, ai e ka vra. Me qene se Jolajt ishin deshmitare, atehere Rame Jolaj thote se Ramushi e ka rrëmbye baben dhe djalin e tij, dhe kjo e ka shty Ramen me ike prej Kosove.

Image

Këtë rrëfim të Jolajt, “Novosti’ e sjell mbas 15 viteve, prejse ky ‘dëshmitar’ e dha deklaratën e tij edhe në gjykatën e Hagës.

Ai ishte nji nga ata pak dëshmitarë që paraqiti prova konkrete kundër Ramush Haradinajt përmes video-linkut, 12 vjet ma parë, ndërsa dëshmitarë të tjerë u vranë, shkruen media tjetër B92.

Media beogradas raporton se Ram Jolaj nuk e mësoi kurrë fatin e babes dhe të birit, por, simbas pretendimeve të tyne që thirren në burime të besueshme, ata jane çue në kampin në Piskotë afër Gjakovës, ku pesëdhetë serbë u gjetën të vdekun në varrin masiv të Bunkerit, vitin e kaluem.

Shperndaje në: