FSK gjen trupin e pajetë të 55 vjeçarit në liqenin e Batllavës

Njisitë zhytëse të FSK’s kanë nxjerr nga ujnat e liqenit të Batllavës trupin e pajetë të nji qytetari, i cili ishte zhdukë që nga e Diella.

Lajmin e ka konfirmue Ministria e Mbrojtjes, e cila ka theksue se kërkimet janë zhvillue për katër ditë.

Specialistet e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas një pune vetëmohuese katër ditore, në orën 18:20 nxorën nga ujerat e liqenit të Bakllavës trupin e pajete të personit të mbytur në ujërat e Bakllavës. Trupi i pajetë i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Trupi i pajetë dyshohet që i takon Shaban Shabanit, 55 vjeçar, i cili konsiderohet i zhdukun që nga e Diella. Ai kishte hy në liqe së bashku me familjarët e tij me notue, por mbas nji ndihme që kishte kërkue, ai ishte fundosë. /KosovaPress/

Shperndaje në: