Aq shume kam ndjekes ne Instagram, sa veç disa prej tyne me m’votue me dalin boll!

Arta Nitaj asht nji nga emnat e ri qe ka aderue n’PDK.

Ish aktorja e serialit “O sa mirë” tha ne nji televizion se arsyeja me u angazhue ka qenë hapsina që PDK i jep femnave.

“Me rëndësi me cek është se veç jam antarësuar dhe nuk kam synime për post. Kam hyrë në parti dhe duhna m’i falenderu që më kanë pritur mirë. Arsyeja është se PDK i ka dhënë hapsirë femrave dhe ju ka vlerësu shkollimin dhe përgatitjen që e kanë pas, me tregu veten në pozitat drejtuse. Pse mos me qene dhe unë pjesë e partisë, duke qene se jem figura me influencë. Mendoj që do votohem, pasi për dy vite kam marrë 170 mijë ndjekës, dhe të paktën 5 mijë nga ta janë më serioz dhe mund të votojnë”, ka thane zojusha Nitaj.

Shperndaje në: