“Daily Star”: Kriminelat prej Shqipnie jane të pamëshirshëm, ata edhe nanen e vet ta shesin!

Daily Star

Nji kriminel në Britani pretendon se mundet me regrutue me lehtësi krejt nji “ushtri” me fëmi nga portat e shkollave, për me shkepe kokainë.

Personi qe e quen veten Martin, ka punue në tregtinë e drogës, prejse pat dale  ekstazi, në mes të viteve 1980.

Ai aktualisht ka 12 fëmi që punojnë për te. Tre i ka regrutue gjate javës së kalueme nga nji qytet verior britanik, por Martin thote se mundet me e krijue nji “ushtri” prej 50 fëmive  mbrenda 10 ditësh nëse don.

Në zbulimet e tjera tronditëse, Daily Star shkruen se po zhvillohet nji luftë me bandat shqiptare që po perpiqen me shtri ndikimin në qytetet veriore, që kontrollohen aktualisht nga kriminelët britanikë.

Nji gangster i tha Daily Star se ata janë “edhe ma të pamëshirshëm” sesa britanikët, dhe “ta shesin nanen e vet”, per me ec perpara.

Shperndaje në: