Mogherini vjen me këtë deklaratë të madhe për liberalizimin

Ka ardhë koha për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thanë përfaqësuesja e naltë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Europian, Federica Mogherini në Helsinki, mbas takimit të Ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Simbas saj, Komisioni Europian ka thanë se ka ardhë koha me u hekë vizat për shtetasit e Kosovës.

“Vendimin për këtë duhet me marrë Këshilli i Europës dhe asht koha e fundit me ndodh. Shpresoj që shtetet e BE do ta marrin atë vendim”, theksoi Mogherini.

Kurse, ajo ka shtue se Ballkani Perëndimor asht shumë i randësishëm nga aspekti strategjik për BE dhe duhet me u integrue ajo hapsinë.

Shperndaje në: