Mustafa: Të matemi veç e veç

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nji ditë mbas dështimit të përpjekjeve për lidhje të nji koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë se asht ma mirë që partitë të maten veç e veç në zgjedhje.

Ky asht shkrimi i plotë:

Mirëmëngjesi qytetarë të nderuar,
Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare.
Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kamë bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje.
Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.
Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashk, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.
LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA.
Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!
E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re! I

Shperndaje në: