Në Prishtinë, ajri asht i damshëm në 50 përqind të kohës

INDEP publikoi hulumtimin rreth cilësisë së ajrit në Kosovë, ku simbas statistikave rezulton se në 50 % të kohës ajri ë Prishtinë asht i ndotun.

Në botë, ndotja e ajrit shkakton 9 milionë vdekje çdo vit, e cila asht e barabartë me 1/4 e vdekjeve totale. Vdekshmënia për shkak të ndotjes së ajrit arrin deri në 120 vdekje në 100,000 banorë, ndërsa në nivel europian ky numër arrin deri në 133 vdekje në 100,000 banorë.

INDEP publikoi hulumtimin rreth cilësisë së ajrit në Kosovë. Simbas këtij hulumtimi, në Prishtinë, të dhanat e sigurueme nga Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) tregojnë se ajri asht “i pashëndetshëm” 50% të kohës, “shumë i pashëndetshëm” 20% të kohës dhe “i rrezikshëm” 5% të kohës.

“Kur ajri kategorizohet ose si shumë i pashëndetshëm, ose i rrezikshëm, e gjithë popullsia mund, ose ka gjasa, të përjetojë efekte serioze shëndetësore”, thuhet në raport.

Shperndaje në: