Për nji gabim teknik, Kosova humb miliona euro!

Republikës së Kosovës që nga viti 2004 i asht damtue buxheti me miliona euro për shkak të nji gabimi teknik që asht aktualisht në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thanë se çdo herë kur në Kosovë ka pasë zgjedhje të reja, projekt-ligjet që kanë qenë në Kuvend në përfundim e sipër të gjitha janë kthye në pikën zero, pa qenë aspak e nevojshme.

Krejt kjo ka ndodhë dhe asht në vazhdimësi tue ndodhë për shkak të nji gabimi teknik në rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Versioni origjinal i Rregullores së Kuvendit në gjuhën angleze, në kapitullin 22, neni 86, titulli është “Unfinished business”, apo në shqip “Punët e pambaruara”, por brenda tekstit në gjuhën shqipe jepet një tjetër kuptim, ku punët e pambaruara konsiderohen si të përfunduara.

“At the end of the term of the Assembly, all items of business entrusted to it shall be deemed unfinished. This shall not apply to the laës adopted by the Assembly and forëarded for promulgation, or to the petitions and items of business ëhich do not require a decision by the Assembly”, thuhet në versionin origjinal të Rregullores së Kuvendit.

Ndërsa, ky është versioni i këtij paragrafi në gjuhën shqipe.

“Në fund të mandatit të Kuvendit, të gjitha punët që i janë besuar atij konsiderohen të përfunduara. Kjo nuk gjen zbatim në rastin e ligjeve të miratuara nga Kuvendi e të proceduara për shpallje, si dhe të peticioneve dhe të atyre punëve, që nuk kërkojnë të merret një vendim nga Kuvendi”, shkruhet në versionin shqip të Rregullores së Kuvendit”. http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/Rr_K_RK_29_04_2010_1.pdf

Jashari thotë se të gjitha projekt-ligjet që kanë qenë duke u punuar, në momentin që legjislatura ndërrohet ato kthehen në pikën zero.

Sipas tij, kjo ndodh me vetëvullnet pasi që rregullorja në versionin origjinal e thotë të kundërtën e kësaj.

“Kur gjithë legjislatura në momentin që vendi shkon në zgjedhje të përgjithshme e konsiderojmë se gjitha ato draft-ligje që kanë qenë duke ndodhur, do të kthehen në nivelin zero edhe një herë. Kjo është një humbje kohe e një pune që vetëm ka mbërri në një stad, por që me vullnet të lirë kthehet edhe njëherë prapa ku ka qenë faza fillestare”, tha Jashari.

“Në aspektin ligjor kjo punë është e rregulluar shumë mirë, versioni i gjuhës angleze i rregullores së Kuvendit në vitin 2004 e thotë në mënyrë decidive se kur Kuvendi shkon në zgjedhje të përgjithshme çdo gjë që ka qenë duke ndodh konsiderohet si punë e pakryer i jepet një status juridik punëve, që i bie në momentin kur themelohet legjislatura e re këto punë duhet vazhdu me u kry”, tha ai.

Jashari thotë se versioni i gjuhës angleze duhet të merret me përparësi pasi që është versioni origjinal i Rregullores së Kuvendit.

“Në versionin e gjuhës shqipe që ka qenë plotësisht një gabim në përkthim i jep një konotacion tjetër fjalës “Unfinished Business” dhe e quan “Punë të kryer” që është absurde dhe duhet të vërehet si një gabim teknik, por megjithatë edhe nëse duam ta trajtojmë në mënyrë juridike versioni i gjuhës angleze është origjinale dhe ka përparësi zbatimi nëse ka probleme në versionet e përkthyera”, tha Jashari për Ekonomia Online.

Ai thotë se për gjatë tërë këto vjetëve, buxheti i Kosovës ka pasur shpenzime milionëshe pasi që punët që janë lënë në gjysmë në vend se të vazhdohen, ato kthehen prapë në pikën fillestare.

“Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë jam i sigurt që për gjithë këto vite sa herë ka pasur zgjedhje dhe ka ndodh kjo situatë shpenzimet janë milionëshe dhe dikush duhet të bëhet përgjegjës për këtë sepse është inicimi i procedurave ligjore, grupet punuese që themelohen, koha që kalojnë nëpër takime për të hartuar drafte, ndoshta edhe udhëzime jashtë vendit gjoja në ambiente më të përshtatshme për të kryer këto punë dhe pas një viti kur është gati për të përfunduar kthehet në pikën zero”, shton Jashari.

Shperndaje në: