Kadri Veseli për herë të parë tregon nji bisedë mes tij dhe Adem Jasharit

Kadri Veseli ka tregue për herë të parë nji ngjarje interesante nga lufta, kur ka qenë në Tiranë së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari.

Veseli ka thanë se nga viti 1992 ai dhe Adem Jashari kanë qenë bashkë në Tiranë dhe ka tregue nji bashkëbisedim të tyne në banesën e tij.

Ai ka thanë se Adem Jashari ka qenë i shqetësuem në kohën kur kanë qenë në Tiranë, mbasi që ai i kishte lanë fëmitë dhe familjen në Prekaz dhe nuk e ka ditë se a ka me sulmue Serbia shtëpinë, apo çka ka me ndodhë me fatin e tij.

Ishalla na lajnë ka një mashkull gjallë, se për neve nuk ka problem edhe me shku”, ka citue Veseli, fjalët e Adem Jasharit.

Tutje, ai ka thanë se Komandanti legjendar i UÇK’s ka qenë burrë dhe nuk ka qenë frigacak, dhe ashtu siç ka qenë burrë ju ka shkue edhe gjanave deri në fund.

Shperndaje në: