100% ma i pasun! Kqyreni çfare pasunie ka ba Ramushi! (dokument)

Ramush Haradinaj asht kandidat i koalicionit AAK-PSD për kryeministër.

Haradinaj aktualisht asht kryeministër në dorëheqje, mbas largimit të tij nga posti i shefit të Qeverisë, me 19 Korrik të këtij viti, shkruen lajmi.net

Mirëpo, Ramush Haradinaj ka nji pasuni të madhe në emën të tij.

Prona, shtëpi, e apartament ka deklarue Haradinaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit gjatë kohës që ishte në postin e kryeministrit.

Haradinaj ka nji shtëpi të banimit të cilën e ka lëshue me qera. Kjo shtëpi kap vlerën e plotë 300 mijë eurove.

Nga qeraja mujore ai merr mbi 6 mijë e 600 euro, teksa në vit kjo shumë arrin deri në 73 mijë euro.

Si mos t’i mjaftonte kjo shumë, Haradinaj merr edhe pension invalidor nga shteti i Kosovës, 225 euro në muej.

Në bankë, Haradinaj ka hiç ma pak se 71 mijë euro

Deklarimin e plotë të pasunisë së Haradinajt mundeni me lexue tue klikue këtu.

Shperndaje në: