Veseli viziton fabrikën që punëson mbi 100 të ri: Me ekip të ri kam me mbështetë punësimin e të rijve

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, i shoqnuem nga ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka vizitue sot nji fabrikë që punëson mbi 100 të ri që prodhojnë panele solare të cilat eksportohen në Europë.

Kandidati i PDK’s për kryeministër të ardhshëm, ka thanë ke këtë rast se ka vendosë që me njerëz të ri, të arsimuem mirë e të pakorruptuem, me punue në mbështetjen e të rijve që ata të krijojnë perspektivë në Kosovë.

“Me ministrin Muzafer Shala e vizituam fabrikën e prodhimit të paneleve diellore “Jaha Solar”, e cila është më e madhja në rajon dhe punëson rreth 110 punëtorë. Cilësia e produkteve të teknologjisë së avancuar ka bërë që kjo kompani të rritet dhe të sigurojë tregje të reja”, tha Veseli.

“Si ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzaferi e ka ekspertizën e duhur për t’i nxitur të rinjtë dhe për t’i mbështetur idetë e tyre inovative. Me mbështetjen e duhur, shumë kompani do të mund të konsolidohen, zgjerohen dhe të hapin vende të reja të punës. Me këtë ekip të të rinjve kompetentë dhe të pakomprometuar, ne do ta luftojmë korrupsionin dhe do të krijojmë mundësi të reja, që të rinjtë tanë të mos emigrojnë, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë”, ka deklarue Veseli.

Shperndaje në: