Veseli edhe për ma shumë mbështetje per IT: Kjo krijon vende pune për rininë

Lideri i PDK’s, Kadri Veseli, tha sot se si Kryeministër i ardhshëm i vendit, ka me mbështetë edhe ma shumë fushën e Teknologjisë Informative e cila po tregon çdo ditë shumë sukses me hapjen e shumë vendeve të punës, me paga të mira, për të rijtë e talentuem.

Kandidati i PDK’s për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, bashkë me ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka vizitue të Hanën nji kompani që punëson qinda të ri në fushën e IT dhe shërbimeve, e që ka potencial shumë të madh të rritjes në të ardhmen.

“Ne e kemi identifikuar këtë fushë si prioritare me potencial të madh zhvillimor prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Kjo është edhe arsyeja përse kam emëruar një ministër të ri energjik si Muzafer Shala, me eksperiencë dhe ekspertizë të avancuar në këtë fushë”, tha Lideri i PDK’së, Kadri Veseli.

“Prandaj, në të ardhmen unë do ta mbështes edhe më fuqishëm këtë sektor sepse kam besim që do të bëhet burim masiv i vendeve të reja të punës, gjë që do të dekurajojë emigrimin e të rinjve dhe të nxisi rritjen e ekonomisë kosovare”, tha Veseli.

Shperndaje në: