Ahmeti tregon arsyen se pse nuk po kandidon për deputete Aida Dërguti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folë për herë të parë për vendimin e Aida Dërgutit mos me kandidie për deputete në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Ahmeti e cilësoi si zgjedhje të sajën personale, por që gjithsesi ajo e ka ba të qartë se ka me vazhdue me qenë pjesë e partisë.

“Ka qenë zgjedhje e saj personale, megjithatë i mbetet secilit deputet veç e veç që ta vendosë (nëse garon apo jo)”, tha Ahmeti në nji konferencë për media.

Shperndaje në: