Mbas gjermanëve, në Kosovë këtë javë arrijnë edhe dy senatorët amerikanë

Në prag të zgjedhjeve që do të mbahen me 6 Tetor në Kosovë, dhe në kohën kur po bahet thirrje e vazhdueshme për rifillim të dialogut, kanë nisë me u shtue vizitat e zyrtarëve të naltë.

Mbas vizitës që ka me ba sot deputeti i CDU, Peter Beyer, në Kosovë gjatë kësaj jave do të qëndrojnë edhe dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnosn.

Vizita e tyne në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshimje ma të madhe të SHBA në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhanieve.

Shperndaje në: