Testi zbulon nji smundje të randë 20 vjet para simptomave të para

Shkencëtarët amerikanë kanë përsosë nji test laboratorik nga nji mostër gjaku që me 94 përqind sukses mundet me zbulue se cilët njerëz kanë me pasë smundjen e Alzheimerit mbas 20 vjetësh.

Ky lajm tingëllon si trillim shkencor, por shkencëtarët, të cilët publikuen rezultatet e tyne këtë muej në revistën mjekësore, Neurology, njoftojnë përparim të matejshëm në luftën kundër demencës.

Autorët e studimit, nga Universiteti i Washingtonit në Sent Louis, argumentojnë se ndryshimet në tru munden me u njoftë dy dekada përpara se me u zhvillue shejat e para të smundjes, bazue në matjet e niveleve të proteinave, beta-amiloid, nji tregues tjetër kryesor i diagnozës.

Testi asht nji mënyrë ma e thjeshtë dhe shumë ma e lirë me i zbulue ndryshimet në tru sesa skanimet PET (tomografia e emisioneve pozitron)

Shperndaje në: