Gjashtë mesazhet e Washingtonit për zyrtarët dhe politikanët e korruptuem (video)

Gjatë javëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila është investuar fuqishëm për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, ka artikuluar gjashtë mesazhe për bosët e krimit dhe korrupsionit, por edhe për faktorët politikë, të cilët janë pozicionuar hapur kundër reformës në drejtësi, siç edhe Presidenti Ilir Meta, LSI, ish-kryeministri Sali Berisha etj. “Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut në veçanti ka dhënë rezultatet e para. Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar”, shprehet ambasada e SHBA. Javën që kaloi, Ambasada Amerikane, postoi një tjetër video ku shpjegonte se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit.

Përfaqësia diplomatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka artikuluar një tjetër mesazh në adresë të zyrtarëve të lartë të korruptuar, të cilët i kanë shpëtuar drejtësisë që po shembet. Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një videoje, paralajmëron se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme, e cila pritet të finalizohet në javët në vijim, do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar. Ambasada Amerikane thekon se ka nisur tashmë puna për ngritjen e SPAK-ut, duke sinjalizuar kësisoj një furtunë në politikën shqiptare, gjatë kësaj vjeshte.

Gjatë javëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila është investuar fuqishëm për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, ka artikuluar gjashtë mesazhe për bosët e krimit dhe korrupsionit, por edhe për faktorët politikë, të cilët janë pozicionuar hapur kundër reformës në drejtësi, siç edhe Presidenti Ilir Meta, LSI, ish-kryeministri Sali Berisha etj. “Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut në veçanti ka dhënë rezultatet e para. Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar”, shprehet ambasada e SHBA. Javën që kaloi, Ambasada Amerikane, postoi një tjetër video ku shpjegonte se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit.

Ambasada paralajmëroi se me SPAK dhe me BKH bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë, ndërsa tha se hetuesit e Byrosë do të do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Në një tjetër mesazh, Ambasada Amerikane shpjegoi se si do të funksionojë Prokuroria e Posaçme, duke paralajmëruar se askush nuk do të jetë më i paprekshëm. Ndërkaq, në një tjetër video, përfaqësuesit e SHBA-ve në Tiranë kanë folur për Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se plotësimin e saj me anëtarë të rinj nuk mund ta pengojë presidenti Ilir Meta, i cili e sheh reformën në drejtësi si komplot ndërkombëtar.

6 mesazhet e Ambasadës Amerikane

1. Për zyrtarët e korruptuar
“Reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut në veçanti ka dhënë rezultatet e para. Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar”.

2. Për Byronë Kombëtare të Hetimit
“Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK. SPAK-u është një institucion i ri, i pavarur dhe i papolitizuar kushtetues, detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH. Në të kaluarën cilido me para apo pushtet mund të ndikonte sistemin e gjykatave në favor të tyre. Tani Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për të goditur korrupsionin e Nivelit të lartë. Me tu ngritur SPAK dhe BKH do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta dhe prokurorët e posaçëm mund t’i çojnë këto çështje të rëndësishme në gjykatë. zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. BKH dhe SPAK janë këtu për tu siguruar se askush të mos jetë mbi ligjin.”

3. Për Prokurorinë e Posaçme
“Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të artë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të ‘Paprekshëm’ sepse gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Me anë të parave, lidhjeve, përkatësisë politike dhe kanosjeve këta gjyqtarë dhe prokurorë ishin të prekshëm nga ndikimi politik dhe korrupsioni. Kjo e bënte të pamundur ndjekjen penale të korrupsionit. Çmimin e paguante i gjithë vendi. Por si e korrigjon këtë SPAK? Prokurorët e Posaçëm do t’i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe të telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre. Kjo bazohet në modele që janë përdorur edhe në vende të tjera si Kroacia apo Rumania. Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për t’iu Kundërvënë korrupsionit të nivelit të lartë. Duke qenë se është në kushtetutë, kjo do të thotë edhe që të paprekshmit nuk mund ta ndryshojnë atë. Me pak fjalë do t’i kundërvihet nivelit më të larta të korrupsionit. Me SPAK Askush nuk do të jetë mbi ligjin. Askush nuk do të jetë i paprekshëm. I gjithë vendi do të përfitojë nga kjo”.

4. Për Gjykatën Kushtetuese
“Gjykata Kushtetuese është Gjykata më e lartë në Shqipëri e cila vendos së çfarë do të thotë Kushtetuta. Ajo vendos nëse një ligj përputhet me Kushtetutën apo nëse e shkel atë. Ajo mund të vendosë edhe kundër Presidentit, Kryeministrit si dhe agjencive qeveritare. Po ashtu garanton që autoritetet të respektojnë të drejtat Kushtetuese. Por cili ishte problemi me këtë gjykatë në sistemin e vjetër? Në të kaluarën Kuvendi dhe Presidenti duhet të binin dakord, për një kandidat që ky të bëhej gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Por kjo shpesh nuk binte dakord dhe shkaktonte një pritje të gjatë ndërsa kur binin dakord gjyqtari ishte si pasojë e një kompromisi mes politikanëve por nuk ishin të përqendruar tek kualifikimi i personit…..Me sistemin e ri nuk duhet ujdi nga Presidenti dhe Kuvendi. Tani kjo kalon me rotacion mes Kuvendit Presidentit dhe Gjykatës së Lartë. Por këta mund të zgjedhin vetëm nga lista me tre gjyqtarë. politikanët nuk mund të emërojnë kë të duan ata. Nëse Presidenti, Parlamenti apo Gjykata e Lartë nuk arrijnë të zgjedhin dikë, atëherë zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lart nga lista e Këshillit të emërimeve në Drejtësi”.

5. Për Vetingun
“KPK, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shqyrton deklaratat dhe hetimet për pasurinë, informacionin mbi lidhje me krimin e organizuar si dhe historikun profesional të kandidatit. Kandidatët mund t’iu përgjigjen pyetjeve dhe të ofrojnë informacion shtesë përpara dhe gjatë seancës dëgjimorë të tyre. Pas dëgjesës paneli i KPK merr vendim bazuar në këto informacione. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i përbërë nga ekspertë amerikanë dhe evropianë mbikëqyr procesin. Ata mund të kërkojnë dokumente, të drejtojnë pyetje, të paraqesin opinione dhe të kërkojnë apelimin e vendimit. Kandidatët që kalojnë Vetingun vazhdojnë të shërbejnë si gjykatës e prokurorë. Ata që dështojnë bazuar në pasuri të pashpjegueshme dhe lidhje me krimin, shkarkohen. Nëse gjyqtari ose prokurorin gjendet i paaftë, ai ose ajo shkarkohet ose mund t’i kthehet shkollës së Magjistraturës”.

6. Për Reformën në drejtësi në tërësi
“Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Siguron që Shqipëria të ketë gjyqtarë të pastër si dhe mbiqkyrje për të siguruar që kushdo vepron sipas rregullave. Si? Gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë duhet të rivlerësohen (Vetingu), për burime të pashpjegueshme të pasurisë, lidhje me krimin e organizuar dhe nëse janë të aftë. Vetingu siguron që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të mos futen në sistemin e ri. E dimë që ky proces po kryhet në mënyrë të drejtë sepse vëzhgues evropianë dhe amerikanë sigurohen që procesi të kryhet në mënyrë korrekte. Si do të garantojë sistemi i ri që të gjithë të veprojnë sipas rregullave? Me sistemin e ri do krijohen dy organe të reja, KLP dhe KLGJ. Një grup i ri do të hetojë dhe ndjekë penalisht zyrtarët e korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar (SPAK-u). Gjykata antikorrupsion ka përgjegjësinë për të gjykuar dhe dënuar zyrtarët e korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar. Në të kaluarën kushdo që kishte para apo pushtet mund ta ndikonte sistemin e gjykatave në favor të tij”.

Shperndaje në: