Mogherini dërgon ekip për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë

KQZ dhe Zyra e BE në Kosovë kanë nënshkrue marrëveshje administrative për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Nënshkrimi i marrëveshjes u ba nga kryetarja e KQZ, Valdete Daka, sekretari i MPJ, Fitim Sadiku, dhe në emën të Zyrës së BE në Kosovë, zavendësshefi i saj, Riccardo Serri.

Nga Zyra e BE kanë ba të ditun se në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve ka me ardhë nji ekip, udhëheqësi i të cilit do të caktohet nga shefja në largim e diplomacisë së BE, Federica Mogherini.

Mbas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetarja e KQZ, Valdete Daka, tha para media se kjo asht shume e randësishme dhe thelbësore për zgjedhjet.

Vëzhgimi i zgjedhjeve është njëra nga pjesët thelbësore, nënshkrimi i kësaj marrëveshje i jep rëndësi dhe shpreh përkushtimin për rrjedhjen e proceseve zgjedhore në vendin tonë”, tha ajo.

Shperndaje në: