Nuk asht zemra vrasësi ma i madh në botë, qe smundja që po alarmon shkencëtarët

Deri tash, smundjet e zemrës kanë qenë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë.

Por, tash kjo po ndryshon, mbasi shkencëtarët kanë zbulue se smundja e kancerit i ka tejkalue smundjet e zemrës si shkaktaret kryesore të vdekjeve në botë.

“Nëse vazhdojnë trendet aktuale, kanceri ka me u ba vrasësi ma i madh në botë”, deklaruen shkencëtarët.

Tue publikue gjetjet e dy studimeve të mëdhaja, në revistën mjekësore The Lancet, shkencëtarët thanë se ata gjetën prova të nji “tranzicioni” të ri global midis llojeve të ndryshme të smundjeve kronike.

Derisa smundjet kardiovaskulare, tash për tash, janë shkaku kryesor i vdekshmënisë në të gjithë botën, mes të rritunve të moshës së mesme, kjo nuk ndodh ma në vendet me të ardhuna të nalta, ku kanceri tash vret dyfish ma shumë njerëz, sesa smundjet zemrës, treguen studimet.

Shperndaje në: