Vetura me 3 rrota dhe që parkohet vertikalisht, i ka edhe do gjana tjera unike (foto)

Nji veturë e re elektrike e quejtun “Nobe 100”, me tre rrota dhe mundet me u parkoue vertikalisht në mure pritet me dalë në prodhim.

Ajo asht “aq e bukur saqë ju do ta dëshironit me pasë’, simbas shpikësit të së saj.

E cilësueme si “vetura ma e qëndrueshme në botë”, ‘Nobe 100’ nga Estonia thuhet se asht plotësisht e riciklueshme.

Për shkak se ashtt plotësisht elektrike, asht e përjashtueme nga taksat rrugore.

Vetura peshon vetëm 600kg – dhe mundet me ecë deri në 130 km/h. Ajo gjithashtu mundet me ecë edhe jashtë rrugës.

Shperndaje në: