Studimi: Dy gota pije me gaz në ditë shton rrezikun për smundjet në tru

Nji studim i fundit nga Agjensia Ndërkombëtare e Kërkimit për Kancerin, pjesë e Organizatës Botnore të Shëndetit ka tregue se vetëm dy gota të pijeve me gaz në ditë shtojnë rrezikun për ishemi në tru dhe smundje të aparatit tretës.

Studimi asht krye me mëashumë se 450.000 njerëz, nga 10 vende të ndryshme të Europës, për 19 vjet rresht.

Ata që pinin nji ose dy gota pije me gaz, pamvarësisht llojit, kanë ma shumë gjasa me vdekë nga smundjet se ata që pinë ma pak se nji gotë në muej.

Njerëzit e përfshimë në studim nuk kanë pasë asnji lloj smundje para se me u marrë me u testue.

Studimi asht botue në gazetën JAMA Internal Medicine dhe simbas rezultateve, personat që pinin dy ose ma shumë gota në ditë, kishin ma shumë gjasa me vuejt nga smundje të çrregullimit të aparatit tretës dhe nga ishemitë në tru.

Provat nga eksperimentet kanë tregue se niveli i naltë i sheqerit që vjen nga këto pije, kur shtohet në gjak, mundet me i pengue muskujt e zorrëve për me veprue, tue damtue sistemin imunitar të aparatit tretës e tue rritë kështu mundësinë me u prekë nga infeksione të rrezikshme.

Shperndaje në: