Verbohet 17-vjeçari, hante vetëm patate të skuquna qe 10 vjet

Kequshqyemja asht nji ndër problemet ma serioze të ditëve të sotme. Ushqimet e shpejta të pashnetshme kanë sjellë probleme shëndetësore për adoleshëntët apo fëmitë.

BBC shkruen se ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e kësaj lloj ushqyemje mbasi nji adoleshent humbi shikimin mbasi hante vetëm patate të skuquna dhe patatina.

Mjekët në Bristol që ishin përkujdesë për 17-vjeçarin thanë se shikimi i tij erdhi tue u përkeqësue deri në verbni.

Që nga shkolla fillore, adoleshenti kishte hangër vetëm patate të skuquna franceze, bukë të bardhë, si dhe najherë naj fetë proshutë ose sallam.

Testet zbuluen se ai kishte mangësi të mëdhaja vitaminash dhe damtime serioze në organizëm si pasojë e kequshqyemjes.

“E kuptuem që diçka nuk shkonte kur e pamë tue u kthye nga shkolla me ushqimin të paprekun. Unë i vendosja gjithmonë fruta me vete, por ai nuk i fuste në gojë dhe gjithmonë ishte shumë i dobët”, ka tregue nana e djalit për BBC.

Nji studim i 19 vendeve europiane nga Universiteti i San Paulo vitin e kaluem zbuloi se familjet në Mbretninë e Bashkueme blejnë ma shumë ushqime të shpejta se çdo vend tjetër në Europë, tue arritë në 50.7 përqind të dietës së tyne me këto ushqime të pashnetshme.

Shperndaje në: