Senatori amerikan i kënaqun me takimet në Kosovë, qe çka thotë (foto)

Senatorët amerikanë, Ron Johnson e Chris Murphy, vizituen dje Kosovën.

Nga kryeqyteti ata dhanë mesazhe të qartë për dialogun, dhe sakrificat që duhen ba Prishtina e Beogradi për këtë takim

Ai thotë të kenë inkurajue reformat e mbrendshme shtetnore dhe progresin në dialogun me Serbinë.

Këto komente ai i ka ba përmes nji postimi në rrjetin social, Twitter.

“Takime të mira dje në Kosovë bashkë me senatorin Ron Johnson. U takuam me të gjitha partitë politike që të inkurajojmë reformat e brendshme dhe vazhdimin e dialogut”, ka shkrue Murphy derisa ka postue nji fotografi nga takimi me presidentin Thaçi.

Shperndaje në: