Video që tregon pse nuk duhet me tejkalue në kthesa asnjiherë (video)

Tejkalimi në kthesa, në të cilat nuk ofrohet nji pamje e qartë e veturave nga ana e kundërt e rrugës, mundet me rezultue në aksident.

Nji gja e tillë i ka ndodhë nji motoristi, të cilin e kanë kapë në nji video dëshmitarët në rrugë, tue u aksidentue me nji veturë derisa po tejkalonte.

Video asht publikue mandej në tabloidin ‘Daily Mail’, me këtë të fundit tue mbishkrue ‘Kjo asht arsyeja pse nuk duhet me tejkalue asnjiherë në kthesa’.

Shperndaje në: