LDK s’arrin me ba listën e kandidatëve për deputetë, presin afatin e fundit – Fatmir Sejdiu refuzon ofertën

Mbas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo parti ka mbajtë edhe nji tjetër takim, ku u diskutue për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Megjithatë, ende s’asht arritë me u ba nji listë e tillë, e kjo pritet me ndodhë nesër.

Kështu bani të ditun mbas takimit për mediat, zadhanësi nga kjo parti, Besian Mustafa.

“Të gjitha propozimet që kanë ardhur nga 38 degë i kemi shqyrtuar, ende s’është përpiluar lista, kemi afat deri nesër në mesnatë. Lista do të dorëzohet nesër”.

Indeksonline mëson se ish-presidenti dhe ish- drejtuesi i LDK’s, Fatmir Sejdiu, nuk ka me qenë pjesë e listës për deputet të kësaj partie.

Burimet të afërme me Sejdiun për Indeksonline kanë tregue se Sejdiu ka refuzue ofertën e Kryesisë së LDK’s me qenë pjesë e listës zgjedhore për deputet.

Shperndaje në: