Kosova heq taksën ndaj Maqedonisë së Veriut (dokument)

Me 16 Gusht të këtij viti Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kishte vendosë taksë për importin e mjaltit natyral dhe për patatet nga Maqedonia e Veriut.

Mirëpo, sot ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka ba të ditun se asht shfuqizue ky vendim, vetëm mbasi që autoritetet maqedonase kanë marrë vendim me lejue importin e rasatit të peshkut,

Njoftimi i plotë:

Vetëm kur bëhemi bashkë për shtetin tonë mund ta arrijmë qëllimin, mund ta arrijmë respektin e të gjithëve. Pas reflektimit të Maqedonisë së Veriut edhe unë sot kam marr vendim që ta suspendoj vendimin për masa reciproke të para disa javëve në lidhje me produktet e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë prodhimet kosovare, vetëm duke rritur prodhimin dhe duke rritur eksportin mund ta zhvillojmë shtetin.
Prandaj, duhet të jemi bashkë për shtetin!

E.SH

Shperndaje në: