VV kandidon për deputet aktivistin që e shkarkoi për vjedhje (dokument)

Njëri nga aktivistët më të hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, do të ia mësyejë garës për deputet.

Lajmin e ka konfirmue edhe vet ai në rrjetin social Facebook, tue tregue se dega e VV në Prishtinë, ma saktë Këshilli i degës së Prishtinës, ia ka dhanë votat me qenë në listë.

Nji veprim i tillë duket i papritun, mbasi që VV dhe aktivisti Valdrin Ahmeti, i njoftun me nofkën “Altropalanti” për shkak të pjesëmarrjes në organizim protestash, nuk i kishin marrëdhaniet e mira gjatë gjithë kohës.

Partia e Albin Kurtit, përmes Komisionit Disiplinor, para disa vitesh e kishte shkarkue Valdrin Ahmetin nga pozicioni i Drejtuesit të Sekretariatit për Logjistikë dhe IT, mbasi ishte vërtetue se i njajti kishte abuzue me detyrën dhe kishte keqpërdorê donacionet e partisë tue i përvetësue. Madje, ai ishte përjashtue nga gjitha pozicionet drejtuese dhe për nji kohë të gjatë i ishte ndalue të kandidonte në çfarëdo detyre.

Duket se Kurti ia ka falë këtë aktivistit Ahmeti, mbasi që i njajti kishte mbrojtë me zell kryetarin e VV’s, gjatë ndamjes së kësaj partie, kur u larguen 12 deputetët dhe dy kryetarët e komunave, bashkë me shumë aktivistë./Indeksonline

Ma poshtë e gjeni vendimin e Komisionit Disiplinor:

 

Shperndaje në: