PDK: Në këto komuna kemi me fitue

Zyrtarët e PDK’s, Abelard Tahiri dhe Valdete Idrizi, kanë dhanë parashikimet për numrin e komunave që mundet me i fitue PDK’ja dhe përqindjet që mund t’i marrin partitë në zgjedhje parlamentare.

Valdete Idrizi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tue parashikue numrin e komunave që mundet me i fitue PDK’ja ka thanë se PDK synonme fitue në komunat ku kishte fitue edhe në vitin 2014 kur kishte garue si e vetme.

“Jam shumë e sigurt që do të dalim të parët në Mitrovicë. Në Vushtrri, absolutisht. Skenderaj, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Shtime, Prizren, Dragash. Në Ferizaj do të dalim edhe më të fuqishëm se që jemi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Idrizi ka thanë se do të fitojnë edhe në Kaçanik, e Han të Elezit, pastaj Suharekë, Klinë, Drenas, Malishevë e Rahovec.

Abelard Tahiri nga ana tjetër ka thanë se në nivel vendi PDK ka me shkue në kuotën e 30% të votave të fitueme, LDK-22%, AAK-PSD do të marrin 17%, Vetëvendosje do të merr 15%. Ndërsa, simbas Tahirit koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka me mujt me kalue pragun.

Shperndaje në: