Ministri Ismaili përuron rinovimin e Klinikës së Endokrinologjisë, qe pamjet (foto)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqnuem nga drejtori i SHSKUK, Basri Sejdiu, kanë përurue sot rinovimin e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK.

Me rastin e përurimit, ministri Ismaili ka thanë se asht jashtëzakonisht i lumtun me reformat që po bahen të munduna në sektorin shëndetësorë falë edhe luftës së madhe ndaj korrupsionit.

“Është kënaqësi të shohësh se fondet të cilat nuk abuzohen më, tani kthehen në investime direkte për qytetarët edhe për personelin shëndetësor. Bashkëdyzimi i vullnetit dhe energjisë ka arritur që të krijoj sot një klinikë e cila realisht mund të jemi krenar me të”.

Ministri Ismaili ka përgëzue edhe menaxhmentin e Klinikës së Endokrinologjisë për krjimin e nji klinike e cila sot ofron shërbimet ma të mira për pacientë.

Drejtori i SHSKUK, Basri Sejdiu, ka thanë se të gjitha reformat po bahen për të mirën e pacientëve.

“Në këto ambiente tashmë ka hapësira moderne për mjekimin e pacientëve. Këto janë rezultatet kur krahas mbështetjes institucionale ka edhe një rolë proaktiv të menaxhmentit të klinikës për të përmirësuar kushte”, ka thanë Sejdiu.

Shperndaje në: