Veseli me lojtarët e kombëtares së Kosovës: Ju jeni herojtë e rinisë sonë (video)

Kandidati i PDK’s për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka takue futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët i ka pëgëzue për punën ekipore dhe fitoret që po i sjellin Kosovës.

“Dashuria për shtetin, shpirti i fitores, puna ekipore, disiplina dhe modestia i kanë shndërruar djemtë e Kombëtares së Kosovës në frymëzim për tërë shoqërinë. Ju jeni heronjtë e rinisë sonë. Ju punoni dhe luftoni për ëndrrën tonë. Ne punojmë dhe luftojmë për të ardhmen e gjithë të rinjve të Kosovës. Unë biri yt Kosovë, jam me ty, sot dhe përgjithmonë. Përkrahe Kosovën! #PerkraheKosoven”, ka shkrue Veseli në faqen e tij në Facebook. /Rrokum.TV

Shperndaje në: