Qe çka e zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës

Simbas nji studimi të zhvilluem në Japoni, asht zbulue se ngrania e këpurdhës mundet me zvogëlue rrezikun nga kanceri i prostatës.

Simbas lajmit të publikuem nga “Newsweek”, studiuesit kanë zbulue se ngrania e të paktën tre herë këpurdha në javë, mundet me zvogëlue rrezikun e kancerit të prostatës te mashkujt.

Në këtë studim janë përfshi 36499 mashkuj të moshave 40 deri 79, të cilët janë vëzhgue gjatë 13 viteve.

Pjesëmarrësit janë pyetë lidhun me mënyrën e jetesës si dhe zakonet e ngranies.

Studimi vuni në dukje se diagnostifikimi me kancer asht 17% më i ulët te ata që konsumojnë këpurdha të paktën tre herë në javë se sa te ata që konsumojnë nji herë.

Kjo përqindje asht 8% më pak te ata që hanë këpurdha dy herë në javë.

Rezultatet e studimit janë publikue në revistën shkencore “International Journal of Cancer”.

Shperndaje në: