SHBA e tërheki agjentin sekret nga Rusia në 2017, Trump ka mujt me “zbulue”

Shtetet e Bashkueme të Amerikës, me anë të nji misioni sekret në 2017, tërhekën me sukses nga Rusia njanin prej burimeve të nivelit të naltë mbrenda qeverisë së Kremlinit.

Raportimi vjen nga CNN që citon burime të ndryshme të administratës së presidentit Donald Trump. Nji person i përfshimë drejtpërdrejtë në këtë ngjarje tha se ky zhvillim u nxit kryesisht nga tuta se Trump dhe administrata e tij kishin me zbulue shpijunin amerikan.

Arsyetimi i tyne ka marrë shkas kryesisht nga gafat e shpeshta të kryetarit të Shtëpisë së Bardhë me informacione sekrete të inteligjencës.

Simbas asaj që raporton CNN, vendimi me tërhekë agjentin asht marrë në Maj të 2017, menjiherë mbas takimit të Trump në zyrën ovale me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe ambasadorin Sergej Kislyak, me të cilët diskutoi raporte sekrete të inteligjencës.

Në atë kohë, drejtori i CIA’s, Mike Pompeo, i tha nji zyrtari të administratës Trump se presidenti po nxjerr shumë informacion që rrezikonte dhe pozicionin e agjentit sekret në Rusi, edhe pse ato informacione nuk kishin të banin me të.

Tue komentue këto pretendime, CIA thotë se Trump asht plotësisht në gjendje me i menaxhue materialet senzitive të inteligjencës dhe pohoi se presidenti amerikan ka qasje të plotë çdo ditë në to. Për këtë reagoi edhe Shtëpia e Bardhë, që nënvizoi se raportimi i CNN ishte “i pasaktë”.

Shperndaje në: