‘Gima i Gushavcit’ nuk po i kryen punë VV’s në Mitrovicë: Nëpër tubime po shkojnë pak njerëz (foto)

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, para do dite u krenue me aderimin e Agim Bahtirit në partinë e tij, tue thanë se ardhja e tij në parti, u jep forcë dhe fuqi me fitue fuqishëm në Mitrovicë.

Së fundmi kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, kanë mbajtë nji tubim në nji oborr të nji shtëpie.

Nga imazhet e postueme nga njani prej kandidatëve deputetë të VV’s, shihet nji numër i vogël i përkrahëseve të kësaj partie.

Katër kandidatët për deputetë nga Mitrovica, u prezentuen para nji numri të vogël të njerëzve në këtë qytet. Duket që përkrahja për këtë parti nuk asht e madhe në qytetin që e udhëheq Agim Bahtiri, apo siç e quen Albin Kurti, Gima i Gushavcit.

Shperndaje në: