Rita Ora: Dashnia nuk ka gjini

Kangëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka folë edhe njiherë tjetër për biseksualitetin e saj.

Kur asht pyetë rreth seksualitetit të saj, ajo ka tregue se asht e hapun rreth kësaj teme, tue thanë se jeta e saj e dashnisë asht ‘pa gjini’.

Kangëtarja e njoftun tha se nuk diskriminon askend dhe se ndjek zemrën e saj.

“Unë admiroj bukurinë edhe të burrave edhe të grave. I shoh gjanat pa ftyra dhe pa gjini, për mue ka të randësi personi”- tha kangëtarja e njoftun.

Siç theksoi Daily Star Online, Rita Ora ka qenë e hapun për seksualitetin e saj edhe ma parë, madje këtë e ka diskutue në kangën “Girls”.

Shperndaje në: